Liqeni i Shkodrës vijon të jetë i lënë në harresë nga institucionet.

Mbeturinat dhe ujrat e zeza janë shndërruar në ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në pjesën më të madhe të tij. Si pasojë e mungesës së venddepozitimeve dhe impianteve të përpunimti banorët e Shkodrës i hedhin mbeturinat dhe ujrat e zeza në brigjet e liqenit.

Mbeturina të ndryshme ndodhen përgjatë gjithë bregut të këtij liqeni, por situata bëhet më shqetësuese teksa edhe barishte të shumta kane dalë në sipërfaqe të ujit, një proces natyror ky të cilin institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë parasysh ta pastrojnë.

Një gjë e tillë ka ndikuar edhe në uljen e numrit të pushuesve gjatë sezonit të verës, ndryshe nga shume vite më parë, kur liqeni ishte ndër zonat më të frekuentuara të qytetit të Shkodrës. Shkak për këtë janë bërë edhe punimet në qendër të Shirokës, ku po punohet për ndërtimin e shehshit të ri.

Pavarësisht se liqeni I Shkodrës bën pjesë prej vitesh në listën e zonave të Mbrojtura, mirëmbëjtja e tij është lënë në harresë duke sjellë vetvetiu edhe degradimin e tij.

Nje problem tjetër është edhe derdhja e ujërave të zeza në brigjet e liqenit, fenomen I cili po shkatërron gjallesat dhe bimësinë.

Edhe pse në mes të sezonit veror, ku përballja me turistëve me problematikat që ofron qyteti I Shkodrës është e përditshme, sërish nuk ka patur një angazhim maksimal nga insititucionet përgjegjëse.

Një situatë e tillë pavarësisht faktit se është bërë publike disa herë në media, përsëritet nga viti në vit duke mos ofruar zgjidhje të përhershme për zhvillimin e biodiversitetit në këtë liqen.

Artikulli paraprakTELAT E KORENTIT RREZIK PËR BANORËT E FSHATIT KUÇ
Artikulli tjetërMB: SHKODRA MANGËSI NË PLANIN E MASAVE NË PLAZHE