Ky është Gani Danvulaj një fermer nga Malësia e Madhe i cili prej vitesh merret me kultivimin e bimëve medicianle. Fermeri shprehet se rritja e menjëhershme e çmimeve i ka dëmtuar rëndë pasi kostoja e prodhimit është me e lartë se fitimi.
Xhevahir Kadrivulaj një tjetër fermer i cili po ashtu merret me kultivimin e bimëve medicianale tregon se pas rritjes së çmimeve mendon të dërgoj fëmijët në emigracion pasi situata çdo ditë dhe më shumë po bëhet e papërballueshme.
Pas rritjes së çmimeve edhe punëtorët kanë dyfishuar çmimin e pagesës së tyre.
Zona e Malësisë së Madhe njihet për kultivimin e bimëve medicinale të cilat kryeshit eksportohen në shtete të ndryshme të botës.
Kjo gjë ka bërë që ekonomia e shumë familjeve atje të varet nga kjo punë. Rritja e çmimeve po i çon drejt falimentimit duke dëmtuar kështu shumë familje.