Qindra hektarë sipërfaqe me bimë mjeksore dhe aromatike por sidomos të sherbelës e bëjnë Malësinë e Madhe vend lider në prodhimin e tyre. Haxhi Bercaj është pronari I një prej fabrikave më të mëdha të kultivimit dhe eksportimin të këtyre bimëve që ka ditur të vlersojë këtë pasuri që kjo zonë ka.
Prej 25 vitesh Haxhi Bercaj merret me eksportimin e këtyre bimëve në dy nga shtetet më të mëdha të botës si Amerika dhe Gjermania.
Star Plus ishte në fabriken ku bëhet përpunimi i sherbelës duke ndjekur hap pas hapi procesin deri në bërjen gati për eksport.
Një tjetër produkt që kërkohet shumë për eksport janë dhe esencat e bimëve të ndryshme të cilat përpunohen gjithashtu në këtë fabrikë.
Përveç përpunimit për eksport të sherbeles në këtë fabrikë bëhet përpunimi dhe i shumë bimëve të tjera të cilat rriten në malet e Malësi duke i dhënë një ndihmë të madhe rritjes së mirëqenjes ekonomike të kësaj zone.