Bashkia Malësi e Madhe, vitet e fundit ka zhvilluar ndjeshëm kultivimin e bimëve medicinale, ndërsa pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport. Sherif Brahja, përgjegjës në Agjensinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Shkodër tregon se tregu i huaj është i interesuar dhe furnizohet fuqimisht nga bimët medicinale të Malësisë së Madhe.

Ndërkohë, një gjë e tillë nuk funksionon me tregun e brendshëm për shkak të problemeve të industrializimit dhe etiketimit të produkteve.

Mungesa e një tregu formal për tregtimin e bimëve medicinale shpesh herë ka bërë që fermerët të prodhojnë më shumë se kapaciteti i nevojshëm duke bërë që shpesh herë prodhimi të mbesë stok, pasi plotësohen edhe nevojat e tregut të huaj.

Artikulli paraprakRAMA FTOI SULËN NË PS, BERISHA: VENDI I TIJ ËSHTË NË PD, BËRI PËRZGJEDHJE TË GABUAR ME LAPAJN
Artikulli tjetërKUSHTET E VËSHTIRA TË KOMUNITETIT EGJIPTIAN