Forumi i liqenit të Shkodrës ka organizuar trajnimin me temë “Biodiversiteti, vlerat dhe potencialet si dhe menaxhimi i tij’ me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor.
Ndotja, erozioni, zjarret apo gjuetia e paligjshme mbeten problemet kryesore. Ky trajnim që ka zgjatur për disa orë me radhë trajtoi disa tema të ndryshme ndërsa janë mbledhur idetë dhe mendimet e specialistëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor për të ndikuar në minimizimin e problemeve në mjedis.