“Mungon liria dhe qytetarët janë të mbyllur e të frikësuar nga politika”.
Kështu shprehet Gjergj Erebara, i rrjetit investigativ BIRN gjatë një takimi me pjestarë të shoqërisë civile dhe të medias në Shkodër. Erebara konstaton se qytetarët janë të shantazhuar edhe nga pushteti vendor. Edhe në Shkodër, bashkia është në kohë vonesë përsa i përket transparencës shprehet Erebara. BIRN Albania po zbaton një program që synon të përmirësojë mekanizmat e presionit nga publiku te të zgjedhurit e pushtetit përmes projektit “Forcimi i partneritetit vendor midis medias dhe shoqërisë civile”.