Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo si dhe shefi i policisë i këtij burgu.
Pezullimi u bë me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorit të Kavajës.
Ndaj tij kanë nisur hetimet pas një denoncimi nga SHKB e burgjeve. Burime të sigurta thanë se hetimet kanë nisur pasi janë futur nja 500 shishe me birra në burg për Vit të Ri.
Ngarkesa është bllokuar nga SHKB dhe nuk janë lejuar të shpërndahen te të burgosurit.