“Marubi si shkrimtar” është biseda e zhvilluar nga profesor Ardian Ndreca në muzeun kombëtar të fotografisë Marubi në qytetin e Shkodrës. Studiuesi Ndreca thotë se tre emrat e mëdhenj të dinastisë Marubi mund të krahasohen edhe si shkrimtar sepse atë që shkrimtarët e bëjnë nepërmjet fjalës ata e sollën përmes dritës së aparatit fotografik duke rrëfyer me fantazinë e tyre udhëtimin e një qyteti si Shkodra…

Këto vlera që trashëgojmë nga dinastia Marubi thotë studiuesi Ndreca duhet që të jenë më shumë në qendër të vëmendjes për t’i përçuar tek brezi i ri me qëllimin për ta dashur më shumë qytetin…

Gjatë bisedës së tij në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” studiuesi Ardian Ndreca tregoi se si fotografia e Marubit rekuperon një dimension të mëtejshëm që shkrimtari nuk ka mundësi ta rrëfejë aq drejtpërdrejtë me mjetet që disponon duke bërë që artisti fotograf si në rastin e Marubëve të kthehet në një shkrimtar dhe rrëfimi i tij të ngërthejë trajta bindëse dhe thellësi intime edhe pas shumë dekadash.

Artikulli paraprakAKSIDENT I TREFISHTË NË AKSIN LEZHË-SHËNGJIN
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET KOLOSI I FOLKLORIT SALI MANI