Emisari i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar në Twitter çfarë ka biseduar me presidenten, Vjosa Osmani në New York. Lajçak ka thënë se kanë folur për zhvillime në dialog dhe avancimin e zbatimit të marrëveshjes. Ai ka thënë se kanë rënë dakord me presidenten e Kosovës që të vazhdojnë diskutimet.
“Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani mbi zhvillimet në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar Lajçak, të mërkurën.
Lajçak është kritikuar ashpër në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me Aleksandër Vuçiçin, presidentin e Serbisë. Për të, Kurti është ankuar duke dërguar letra në Uashington, Berlin, Paris e Romë. Pos Kurtit edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë akuzuar rëndë Lajçakun.
Had a detailed and useful conversation with President @VjosaOsmaniPRKS on the state of play in the Dialogue and the way forward in advancing the implementation of the Agreement on the path to normalisation. Agreed to continue our discussion. pic.twitter.com/3uPiSWXTim
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 20, 2023