Shkrimtarja shqiptare e Kosovës, Nora Prekazi zhvilloi një bisedë për vëllimin e saj poetik “Amë”, si e ftuar në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës në kuadër të tetorit, muajit të letërsisë. Autorja nga Mitrovica tha se libri i saj me poezi është i ndarë në tre aspekte të ndryshme që lidhen me jetën e saj, Norën si grua dhe të qenurit si pjesë e shoqërisë
Koha e luftës në Kosoës kur Nora Prekazi ishte vetëm 13 vjeçe ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ajo të cilat janë përshfaqur edhe në librin me poezi “Amë”.
Kombi shqiptar në dy anët e kufirti Shqipëri dhe Kosovë është i bashkuar shprehet Prekazi pavarësisht qëndrimeve që mban politika të cilat duhet të jenë po ashtu përbashkuese.
Në këtë takim me autoren Nora Prekazi, ajo diskutoi edhe për tema që kanë të bëjnë me qytetin e saj të lindjes Mitrovicë, problematikat kulturore e historike, si studiuese e antropologjisë dhe drejtuese e muzeut të qytetit të Mitrovicës, për gruan dhe forcën e saj dhe për mënyrën si ajo vetë e sheh poezinë. I pranishëm ishte edhe aktori Fisnik Istrefi i cili përcolli për të pranishmit poezitë e Nora Prekazit. Ky takim është i pari në serinë e takimeve që do të mbahen në kuadrin e Muajit të Letërsisë dhe Arteve.