Në kuadër të nismës “Festivali Letrar 2023”, në ambientet e biblotekës publike “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës, u zhvillua biseda me shkrimtarin Primo Shllaku rreth romanit tij të fundit “Pesha e padurueshme e pafajsisë”. Drejtorja e biblotekës Ledia Dushi tregon se pse ka zgjedhur pikërisht shkrimtarin Shllaku për të mbyllur festivalin letrar.
Shkrimtari Primo Sllaku tregon mesazhin që përcjell tek lexuesit përmes veprës së tij.
Kohët e fundit shkrimtari thotë se tashmë edhe një pjesë e autorëve në jug të Shqipërisë, kanë vendosur që botimet e tyre ti sjellin në gjuhën gegë.
Autorë, shkrimtarë dhe përkthyes të veprave të ndryshme kanë qënë pjesë e nismave “Nëntori në Biblotekë” si dhe “ Festivali Letrar 2023” të zhvilluara në Biblotekën “Marin Barleti”.