Muzeu kombtar i fotografisë “Marubi” organizoi një bisedë me studiuesen Afërdita Onuzi mbi ekspozitën me fotografitë e Safet e Gjylzade Dokle në marsin e këtij viti. Onuzi tha se çifti Dokle arriti që të lërë gjurmët në artin e kulturën shqiptare në qytetin verilindor të Kukësit.

Aktiviteti fotografik i bashkëshortëve Safet e Gjylzade Dokle u zhvillua në Borje të Rrethit të Kukësit e më gjërë, duke përshkuar një hark kohor dyzet vjeçar, nga vitet ’30-të deri në fillim të viteve ’70-të. Në koleksionin e tyre fotografik dokumentohet historia politike, jeta shoqërore, ritualet e ndryshme dhe aspektet tradicionale të Shqipërisë verilindore të asaj kohe.

Artikulli paraprakKURBIN, FSHATI SANXHAK I HARRUAR
Artikulli tjetërMBYLLET FESTIVALI I FILMIT “IDROMENO”