Arrestohen në flagrancë dy doganier dhe një shtetas: 1-Altin Okaj 42 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.
2-Gazment Kruja 42 vjeç, me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, banues në lagjen “Partizani” Shkodër. 3-Arlind Mitku 28 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan,banues në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë sepse rreth orës 18.40, shtetasi Altin Okaj ka kaluar nëpërmjet Pika Kalimit Kufitar Muriqan Shkodër, me mjetin e tij “Ford” me targë AA781MO, pa ju nënshtruar proçedurave doganore me 13 thasë me sheqer me peshë 650 kg, dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg. Gazment Kruja , me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan. Arlind Mit’hat Mitku me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, të cilët kanë lejuar të kalojë me mjetin e tij shtetasin Altin Okaj, pa ju nenshtruar proçedurave doganore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Altin Okaj, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” neni 174 i Kodit Penal dhe për shtetasit Gazmend Kruja dhe Arlind Mitku per veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen veprimtarinë doganore” “Shpërdorim i detyrës” neni 175 dhe 248 të Kodit Penal.