Policia e Korçës ka proceduar penalisht pronarin e një lokali dhe katër persona të tjerë për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

– A. M., 65 vjeç,
– B. M., 45 vjeç,
-E. B., 35 vjeç,
– O. B., 36 vjeç,
– Xh. M., 22 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në fshatin Trestenik, në lokalin e shtetasit A. M., i cili ushtronte aktivitetin pa lejen e organeve përkatëse, shtetasit e mësipërm u kapën duke luajtur lojra fati të palejuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra bixhozi, sasi në lekë dhe euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Artikulli paraprakQËLLON ME PISTOLETË MANOVËR KUSHËRIRIN PËR PRONËN, ARRESTOHET
Artikulli tjetërVIDHET GJATË NATËS NJË TELEVIZION LOKAL, AUTORËT MARRIN KOMPJUTER E TELEVIZORË