Konkretisht është anashkaluar c’ka përcaktohet në nenet 13 dhe 14 të këtij ligji, më e thjeshta:

-kush ishte lloji i mallit apo shërbimit që kryehej, pa kupon tatimor në momentin e kontrollit,

kush ishte klienti, njëherësh i dënueshëm nga neni 125 i ligjit procedurial tatimor, pra nuk eshte bere identifikimi i personit bleres (125.1 Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat ose shërbimet e blera, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes së mallit ose shërbimit, dënohet me një gjobë prej 1 000 lekë.)

-nuk ka ndonjë element justifikues (provues), për sa i takon pranisë apo mospranisë te perfaqsuesit ligjor të vetë tatimpaguesit, pasi mbyllen me një shënim që ai “refuzon firmën”
Bazuar ne keto argumenta gjithcka eshte e qarte, qe ka nje shkelje flagrante te ligjit. Por edhe me skandaloze eshte edhe pergjigjia e drejtorit te ketij institucioni hysen Hysaj, i cili mjaftohet duke iu referuar ankimimit te biznesit, duke cituar vetem nje fjali qe nuk pohon asgje, duke e cilesuar proceduren e ndjekur te dhe konkluzionet e kontrollit normale dhe jo shqetesuese. Ekonomisti me i thjeshte, do te kuptonte gabimin qe vetem Tatimoret e Shkodres nuk e shohin

Artikulli paraprakFUTBOLLISTËT KUQEZI, MESAZH NDAJ TIFOZËVE
Artikulli tjetërKATASTROFAT, PROJEKT NDËRGJEGJËSIMI PËR KOMUNITETIN