Të gjitha bizneset thuajse që morën pjesë në Panairin e Karrierës dhe Punës kanë nevojë për punonjës në sektorë të ndryshëm. Shumë prej punonjësve, kryesisht të rinjtë, pasi mësojnë një profesion largohen më pas jashtë Shqipërisë duke patur eksperiencën e duhur dhe kjo krijon shumë probleme për bizneset.

Marjan Lukani përfaqësues i Akademisë të Lidershipit Rinor thotë se largimet e të rinjve në emigracion nga kjo organizatë që përfaqëson por edhe në tërësi janë të shumta.

Punishtet dhe fabrikat e ndryshme që në fokus kanë grumbullimin e produkteve të fermerëve po ashtu kanë nevojë të madhe për punonjës por nuk arrijnë që t’i gjejnë.

Jo vetëm subjektet e ndryshme, një mungesë të rinjsh ka edhe në radhët e Ushtrisë Shqiptare e cila aktualisht ka 270 vende bosh edhe pse pagesat janë rritur dhe kushtet janë përmirësuar ndjeshëm.

Aktualisht në Shkodër janë rreth 3 mijë të regjistruar si të papunë ndërkohë që kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë për shkak se jo të gjithë të papunët janë të regjistruar.

Artikulli paraprakPANAIRI I KARRIERËS DHE I PUNËS
Artikulli tjetërSHKODËR, “FJALA ARTISTIKE 2024”