Sigurimi i fuqisë punëtore është kthyer në sfidë për biznesin në Lezhë.Sektoret më të prekur janë ndërtimi dhe turizmi, të cilët krahas specialisteve po vuajnë edhe për punëtor të thjeshtë.Alarmi është dhënë ngë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, sipas të cilit kjo situatë lidhet me largimin masive të shqiptareve, kryesisht gjatë tre viteve të fundit.

Kushtet e punës janë përmiresuar dhe pagat janë rritur ndjeshem gjatë viteve të fundit, por kjo nuk po jep aspak ndikim në plotësimin e fuqisë punëtore, thotë Palokaj.

Bizneset e turizmit në Shëngjin kanë nisur që në këtë periudhe rekrutimin e stafit për sezonin turistik, përmes njofimeve në rrjetet sociale dhe vende të ndryshme publike.

 

Artikulli paraprakDITA E FUNDIT E GJYKATËS SË APELIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërZYRTARE NGA BORDI/ NDRYSHON SËRISH ÇMIMI I KARBURANTIT, JA SA DO SHITET NAFTA DHE BENZINA