As muaji gusht I cili përkon me ardhjen e emigranteve nuk ju ka ardhur në ndihmë tregtarëve të zdrales në qytetin e shkodrës për të rritur sadopak shitjet. Të zhgënjyer ata japin alarmin se janë drejt falimentimit.

 

20 deri në 30 mijë lekë shkon xhiroja e tyre në ditën me të mirë ndërsa shpesh herë kalojnë rreth 5 ditë pa kryer asnjë shitje. Sipas tyre, masat tepër shtrënguese për të mbushur arkën e shtetit, të pashoqëruara me një politikë sociale, kanë pasur një efekt zinxhir negativ në uljen e mirëqenies, duke zbritur në minimum shitjet.

 

Një tregtar tregon se ky nivel i vogël shitjeje nuk është parë asnjëherë. Sipas tij, njerëzit janë bërë shumë të varfër. Ata bëjnë thirrje shtetit që të ulë taksat pasi kjo situatë është bërë e padurueshme.

 

Sic shikohet dhe nga pamjet disa p-re4j tyre janë detyruar të mbyllin biznesin e tyre duke e lëshuar me qera por tregtarët pohojnë se askush nuk e merr persipër fillimin e biznesit në shkodër pasi e di që nmeser do të falimentoje.

 

Nga mungesa e shitjeve malli I tyre ka mbetur stok, në këtë mënyrë ata mezi paguajne taksat e tyre duke u detyruar ta mbajne me borgje. Mesa duket ekonomia e dobët ka kapluar cdo biznes dhe po I detyron njerëzit të braktisin vendin e tyre në kërkim të një jetëse më të mirë.

Artikulli paraprakTRAFIKU, POLICIA RRUGORE NË AKSION
Artikulli tjetërTATIMET “FUSHATË” NË TË GJITHË VERIUN E VENDIT