Duke nisur nga sot, administrata tatimore do të ketë në dorë masat e reja të penaliteteve për bizneset që kryejnë evazion fiskal. Në disa prej subjekteve tregtare madje është publikuar edhe një afishe ku theksohet “se në bazë të ligjit për proçedrat tatimore juve si blerës ju lind e drejta të mos paguani për vlerën a mallit apo shërbimit nëse nuk pajiseni me kuponin tatimor”.

Penalitetet e reja me gjobë për bizneset variojnë nga 500 mijë lekë në 10 milion lekë si dhe kallëzim penal. Gjobë në masën 500 mijë lekë shkon për bizneset që nuk deklarojnë adresën, që nuk afishojnë listën e çmimeve të mallrave apo shërbimeve, që nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve apo nuk lëshon kupon tatimor. Ndërsa gjobë në vlerë 10 milion lekë kur bizneset e mallrave me shumicë nuk lëshojnë faturë tatimore, dëftesë tatimore apo faturë tatimore me TVSH. Po me këtë gjobë penalizohen edhe tatimpaguesit e mallrave me shumicë që mbajnë në ruajtje, përdorim apo transportojnë mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore.
GJOBAT SIPAS NDRYSHIMEVE NË LIGJ
1-Moslëshimi i kuponit, gjoba nga 50 mijë bëhet 500 mijë lek.
2-Mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël 500 mijë lekë.
3-Mos deklarimi i pagës reale ,gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal
4-Mos deklarimi i adresës nga biznesi gjobë 500 mijë lekë
5-Tregtimi i mallit pa dokumenta gjobë 10 milionë lekë .

Artikulli paraprak25 VJETORI I FESË, VIZITË NË SHTËPINË E FAMILJES MYFTIJA
Artikulli tjetërPARATË PËR VLLAZNINË, KËSHILLI BASHKIAK SHKEL LIGJET