Procesi i shlyerjes së pjesshme të detyrimeve të vjetra të biznesit po shkon drejt fundit. Tatimet bëjnë të ditur se ka ende një faze ku bizneset mund të përfitojnë.

Prej muajsh tatimet po punojnë në dy kahe të ndryshme në raport me biznesin. Përmes luftës anti-informalitet, po synojnë të rrisin deklarimet e bizneseve që kryejnë shmangie. Nga ana tjetër, për detyrime të vjetra, sistemi i tatimeve po vijon fshirjen kundrejt pagesës së një pjese të detyrimeve. Tatimet bëjnë të ditur se janë njoftuar mbi 360 tatimpagues që përfitojnë së fundmi nga Ligji i Faljes.

Tatimet rikujtojnë se deri më 31 dhjetor 2017 është afati i fundit i kryerjes së pagesave të detyrimit principal të papaguar në mënyrë që të përfitojnë jo vetëm fshirjen e gjobave dhe interesave të regjistruara deri në datën e hyrjes së ligjit në fuqi, por edhe heqjen e çdo mase administrative të ndërmarrë kundrejt tyre për mbledhjen e detyrimit me forcë. Pagesat e pjesshme u përkasin detyrimeve të lindura ne vitin 2011-2014 .

Procesi i fshirjes së detyrime ka filluar në mes të këtij viti. Deri më tani vlerësohet të kenë përfituar mbi 28 mijë biznese, të cilat kanë paguar detyrime pjesore në arkën e shtetit rreth 16 miliardë lekë.

Artikulli paraprakSTACIONI I PËRBASHKËT HEKURUDHOR NË TUZ
Artikulli tjetërPELESHI TAKON PESHKATARËT E SHIROKËS