Një pjesë e kosiderueshme e bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit në bregdetin e Lezhës janë debitor në taksa ndaj Bashkisë Lezhë dhe nëse nuk do të shlyhen këto detyrime nuk do të jepen lejet për stacionet e plazhit.Paralajmerimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu gjatë një takimi me operatoret turistik, i cili tha se do të ngrihet dhe një task-force për mbledhjen dhe të takses së fjetjes.
Në Shëngjin pritet të realizohen një sërë investimesh në rrjetin elektrik si dhe do të nisa ndërtimi i rrugës së hidrovorit e cila do të ndihmojë në çlirimin e trafikut, ndërsa problem edhe këtë sezon turistik do të jetë uji i pijshem.
Me rritjen e temperaturave numri i vizitoreve në bregdetin e Lezhës po vjen në gjithnjë në rritje, ndërsa përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur si nga pushteti vendor ashtu dhe biznesi vendas.