Cilësia e punësimit dhe pagesave në sektorin fason ka njohur rritje.

Sipas drejtorit Rajonal të punësimit, vendet e lira janë shumë të mëdha, ndërsa problematike mbetet numri i ulet i vendeve për punësimin e meshkujve. Sipas Mehmetajt, vetëm deri tani është arritur objektivi vjetor për numrin e të punësurve. Edhe më parë Zyra Rajonale e Punës në Shkodër ka deklaruar statistika mbi numrin e lartë të mundësive për punësim në biznesin fason, megjithatë ky ka qenë një sektor jo shumë i pëlqyer nga qytetarët e Shkodrës, kjo për faktin e pagesave të ulëta që janë ofruar në biznese të tilla.

Artikulli paraprakMUZEU I KUJTESËS, MUNDËSI QË NXËNËSIT TË NJOHIN HISTORINË
Artikulli tjetërMETA: NË KUVEND MË PAK DEPUTETË