Biznesi kundër “Dhomave të Tregëtisë”: Praktikë e marrjes me dhunë

Ligji i Dhomave të Tregtisë i miratuar dje në Parlament kundërshtohet në bllok nga Dhomat e huaja të Biznesit në vend. Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Industrisë argumenton se ai cënon lirinë e biznesit duke e detyruar me praktika dhune të jetë pjesë e Dhomave të Tregëtisë një institucion qe pritet të ndertohet bazuar në këtë draft.Kreu i Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese vetëm një dite pas miratimit të ligjit thotë se ai pritet të ndryshojë pas 6 muajve. Ligji i Dhomave të Tregtisë që u miratua në Parlament është kundërshtuar nga përfaqësuesit e biznesit të huaj në Shqipëri. Dhoma Amerikane Tregtisë argumenton se pavarësisht ndryshimeve të bëra ligji cënon lirinë e biznesit dhe e detyron të anëtarësohet kundër vullnetit në Dhomën e Përbashkët të Tregëtisë që parashikohet të ngrihet përmes këtij ligji. Qëndrimi i Dhomës Amerikane është që çdo biznes duhet të ketë lirinë e garantuar në Kushtetutë që të jetë pjesë e organizatave që dëshiron ta përfaqësojnë, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për të mos qenë pjesë e asnjë prej tyre. Po ashtu Dhoma Britanike e kundërshton miratimin e ligjit të Dhomave të Tregtisë. Në një njoftim për mediat thuhet se anëtarësimi i detyruar është një kosto ekstra mbi biznesin dhe një detyrim që mbi të gjitha krijon ndjesinë e të qënit në fuqi të sistemit të marrjes me dhunë, pasi ky ligj nuk i detyron dhomat lokale ti ofrojnë diçka në këmbim të biznesit. Shalsi: Ligji nevojë për përfaqësimin e biznesit Por për kreun e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, ligji është i domosdoshëm për një përfaqësim real të nevojave të sipërmarrjes në vend. Shalsi: Konsolidimin e përfaqësimit në një strukturë e cila do të ketë degët e saj në të gjithë Shqipërinë do t’i japë mundësinë të gjithë bizneseve që të kenë një zë të përfaqësohen pa qenë të diskriminuar, pa kurrfarë paragjykimi. Kuota vjetore e anëtarësimit në dhomë për të gjithë personat juridik është jo më pak se 3.000 lekë dhe jo më shumë se 100. 000 lekë në vit.

Artikulli paraprakSPANJA SHPALL LISTEN,ME SHUME SULMUES KUNDER ITALISE E SHQIPERISE
Artikulli tjetërPROVOKON DAÇIÇ: KOSOVA MINORITET