Lëvizja me drita të fikura tërhoqi vëmendjen e policëve në komisariatit të Chioggias, në Itali, të cilët ndaluan makinën me dy gra brenda saj.

Dyshimi i policëve ishte i drejtë, pasi njëra prej grave, me kombësi shqiptare, me emrin Angeli Zoka, duke parë që u zbuluan, dorëzoi menjëherë një pako që mbante një kile kokainë.

Ishte pikërisht prania e drogës në makinë ajo që e bëri nervoze gruan, e cila e dorëzoi vullnetarisht kokainën, për të mos pasur pasoja më të rënda.

Hetimi çoi në banesën e një profesionisti të njohur, banues në Chioggia, Fabio Godino, 57 vjeç, një nga titullarët e “Gosped”, agjenci e transportit detar në portin vendas.
Kontrolli i shtëpisë së italianit zbuloi edhe 200 gramë të tjerë kokainë. Godino dhe gruaja shqiptare përfunduan në pranga, por për hetuesit nuk mbaron me kaq.

Ata janë të bindur që kanë zbuluar vetëm skajin e një filli të rëndësishëm trafiku, që shkon deri në Shqipëri e që mund të zbulohet në ditët e ardhshme.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA E HAJDUTËVE, ARRESTOHEN DHJETËRA SHQIPTARË
Artikulli tjetërKOKAINA MB: OPOZITA, FUSHATË PËR TË DËMTUAR PROCESIN E NEGOCIATAVE