Biznesmeni godet me thikë të riun, arrestohet

Godet me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Albert Myrtaj, 47 vjeç, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 02:30, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” Fier, në një lokal të marrë me qera nga ana e tij, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat. Shtetasi S.Ç ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT PRANGOSEN ME 55 KG KANABIS
Artikulli tjetërMAKINA PËRFSHIHET NGA FLAKËT ,NUK DIHEN SHKAQET