Ndërkohë që vrasja e bujshme e një biznesmi ka tronditur Tiranën një natë më parë janë bërë publike edhe detaje te reja. Memli Begalla, 64 vjeç, nga Progonati i Tepelenës u ekzekutua me plumb në kokë pasi ka zbritur nga kati i pestë i pallatit.

Dhe në afersi të makinës së tij siç duket e prisnin edhe atentatorët. Këta të fundit i janë afruar viktimës, teksa kanë qenë duke marrë makinën, dhe e kanë qëlluar me një plumb në kokë, me silenciator, duke larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Burime të ndryshme mediatike dhe policore bëjnë të ditur se autorët kanë ikur me një makinë të zezë tip ‘BMË’. Ndërkohë është bërë publike dhe një padi e ngritur daj këtij biznesmnei për borxhe. Pikërisht kjo është dhe njëra pistë ku po hetojnë policia dhe prokuroria. Gjithashtu, një tjetër pistë hetimi është ajo e trafikut të drogës poer edhe mundësia e ndonjë sherri të familjarve të tij. Ndërkohë buime mediatike bëjnë të ditur se Biznesmeni i ekzekutuar rezulton një person me precedent penal në Itali. Sipas mediave italiane, Memli Begalla para se të ndryshonte emrin nga Afrim Begalla është arrestuar në dhjetor të vitin 2009 nga policia italiane në Bari, pasi ka marrë me forcë vajzën e tij nga Zvicra duke mos e lejuar të martohet më një shtetas nga Kosova. Atehre ai u gjykura per rembim personi. Ndërkohë në njoftimin e policisë gjatë ditës së djeshme thuhet se: rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç.

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

Artikulli paraprakSHËN VALENTINI NË MALIN E DAJTIT, BLLOKOHEN NGA BORA 7 PERSONA
Artikulli tjetërKONTROLI KUFITAR, 63 PERSONA NUK U LEJUAN TË SHKOJNË NË “SCHENGEN”