Kur na ndajnë edhe pak orë nga nata e ndërrimit të viteve në shtëpinë e fëmijës 6-15 vjec në qytetin e Shkodrës vijon atmosfera festive. Fëmijët rezidentë iu gëzuan ndihmave që solli kryetari i PD Shkodër njëherësh biznesmeni i njohur Xhevdet Amuli .
Vetë ai bëri të mundur shpërndarjen e një numri jo të vogël ndihmash për të gjithë fëmijët.
Drejtori i këtij institucioni u shpreh mjaft i kënaqur, ndërsa bëri apel që këta fëmijë të jenë në vëmendje të institucioneve
Shtëpia e Fëmijës në Shkodër, ofron përkudesje për fëmijë nga 6 -15 vjeç, të cilët janë te braktisur nga familjet e tyre biologjike ose me probleme ekonomike.