Biznesmeni zhduket për 5 ditë dhe më pas gjendet: Më rrëmbyen kriminelët shqiptarë

Biznesmeni Dick Peschar i cili u zhduk të shtunën që kaloi në Amsterdam dhe u shfaq papritmas të mërkurën, thotë se ishte rrëmbyer nga kriminelët shqiptarë. Por sipas Telegraaf, ai është parë në qetësinë e tij në hotelin Hilton në Amsterdam në fillim të kësaj jave. Peschar është i përfshirë në një rast të komplikuar mashtrimi. Herën e fundit ai është parë në një kafene në Amsterdam natën e së shtunës. Makina e tij tip Mercedes u gjet në një kanal. Policia nisi kërkimet por nuk gjeti asnjë gjurmë të biznesmenit derisa ai u rishfaq i padëmtuar të mërkurën. Biznesmeni nga Amsterdami ka thënë për revistën e biznesit “Quote” se si ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng nga kriminelët shqiptarë. Sipas tij, ata e lanë të lirë të mërkurën, kur kuptuan se policia ishte vënë në kërkim të tij. Peschar i tha revistës se ishte rrëmbyer për shkak se shqiptarët mendonin se ai ishte përfshirë në një sulm të fundit të biznesmenit Ben Evers. “Ata vijnë nga Shqipëria, unë nuk e di nëse ju keni patur të bëni ndonjëherë me ta, por nuk është aspak e këndshme,” është shprehur biznesmeni për ata që ai pretendon se e kanë rrëmbyer. Por një punonjës i një firme sigurie i tha Telegraaf që e ka parë Peschar në hollin kryesor të hotelit Hilton në Amsterdam, të martën. Kjo i zvogëlon shanset që ai të jetë rrëmbyer.

Artikulli paraprakSHERRI PËR BLLOKIMIN E MAKINËS SË PARKUAR, 3 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërARRESTOHET BURRI 39-VJEÇAR, PËRDHUNONTE PREJ MUAJSH VAJZËN 14-VJEÇARE TË SHOKUT