FËMIJA NGA SHTËPIA PARASHKOLLORE DO KTHEHET NË FAMILJEN BIOLOGJIKE. Një fëmijë jetim që për 5 vite ka jetuar në shtëpinë e fëmijës parashkollor do të rikthehet në banesën e tij në lagjen “Liria”. Familja e tij ka probleme të mëdha sociale dhe as kushtet më minimale. Një biznesmene shkodrane që jeton në Greqi ka shfaqur dëshirën e saj për ta ndihmuar këtë familje.
Nisma të tilla thotë drejtorja e shtëpisë së fëmijës parashkollor duhet të jenë më të shumta. Rikonstruksioni i kësaj banese të vjetruar pritet të përfundojë brenda 3-4 javëve dhe jetesa e kësaj familje të varfër do të përmirësohet.