Ndjekje si nëpër filma në Gramsh. Pak pas ndërrimit të viteve, teksa kthehej në banesën e tij në lagjen “Sporti” në qytetin e Gramshit një biznesmen është përballur me një surprizë të pakëndshme.

Biznesmeni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka pikasur hajdutët brenda shtëpisë së tij në katin e dytë të një pallati. Ndërsa hajdutët mundën të largoheshin, biznesmeni iu është vënë nga pas dhe i ka ndjekur me mjetin e tij. Në dalje të qytetit, makina e grabitësve me targë AA 248 OH që shihni në fotot, është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Kjo e ka ndihmuar biznesmenin të kapë njërin prej hajdutëve, ndërsa tre të tjerë mundën të largohen.

Policia e qytetit të Gramshit po heton për rastin në fjalë, ndërsa ende nuk dihet shuma e grabitur në banesën e biznesmenit.

Artikulli paraprakKUNDERSHTON DHE GODET POLICET,PRANGOSET
Artikulli tjetërBLLOKOHET GOMONIA 6 METRA ME 605 KG MARIJUANË