50-vjeçari banues në Fier është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në vendin fqinj.
“Forca e Ligjit” ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 mln euro të Vangjel Ziajt (Arben Gropa), pasi dyshohet se i ka vendosur përmes trafikut të drogës. 50-vjeçari banues në Fier është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në vendin fqinj.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:
Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier.
Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen “Kryengritja e Fierit”.
Një automjet i markës “Benz”.
Procedimi penal ka nisur në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Policia deklaron se vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë Vangjel Ziaj dhe personat e lidhur me të. “Forca e Ligjit” ka bllokuar pasuritë e disa personave në muajt e fundit që dyshohet se janë vendosur përmes veprimtarisë së paligjshme.