Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar sot një tjetër video ku tani shpjegohet qartazi se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.

SHBA shpjegon se tashmë me SPAK dhe me BKH bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. BKH dhe SPAK janë këtu për tu siguruar se askush të mos jetë mbi ligjin.

Byroja Kombëtare e Hetimit ose shkurt BKH do të drejtohet nga një Drejtor dhe ekipi i Hetuesve. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH.

Në videon e klauar ambasada Amerikane shpjegoi mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Ndërsa në videot e mëparshme është shpjeguar mbi Gjykatën Kushtetuese dhe Vettingun.

“Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK. SPAK-u është një institucion i ri, i pavarur dhe i papolitizuar kushtetues. detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë.

Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH.

BKH përbëhet nga një drejtor dhe nga një ekip drejtuesish që duhet të mbushin standarde të forta të ngjashme me ato të FBI. Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK dhe Prokurorët e Posaçëm do të zgjedhin bashkarisht Drejtorin e BKH, ky drejtor do të drejtojë ekipet e hetuesve.

Pasi të jenë përzgjedhur, atyre do t’u monitorohen llogarite bankare dhe telefonat, në mënyrë që të kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Pse është i rëndësishëm?
Në të kaluarën cilido me para apo pushtet mund të ndikonte sistemin e gjykatave në favor të tyre. Tani Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për të goditur korrupsionin e Nivelit të lartë.

Me tu ngritur SPAK dhe BKH do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta dhe prokurorët e posaçëm mund t’i çojnë këto çështje të rëndësishme në gjykatë. zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. BKH dhe SPAK janë këtu për tu siguruar se askush të mos jetë mbi ligjin.”

Artikulli paraprakPUNËTORI SHQIPTAR BIE NGA ÇATIA, VDES NË VENDIN E PUNËS
Artikulli tjetërZJARR NË BANESËN PRANË SHTËPISË MUZE TË KONGRESIT TË LUSHNJES