Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se është penguar futja dhe përhapja e infeksionit të “dermatozës nodulare” tek gjedhët në qendër jug dhe perëndim të vendit dhe se nga java e ardhshme do të hapet moratoriumi.

Ndërkohë lëvizja e kafshëve do të jetë e monitoruar. Në një prononcim për median Panariti tha se po shikohet mundësia e kompensimit e blegtorëve të prekur nga ‘dermatoza nodulare”.

Ministri Panariti: Do të bëjmë vlerësimin e shkallës së dëmit dhe do të shikojmë mënyrat e kompensimit. Mund të mos jenë financiare por mund të jenë dhe zëvendësim me krerë të shëndoshë produktive. Ka shumë mundësi të jetë kjo e dyta. Kafshët që kanë rezultuar pozitive janë në karantinë dhe do të asgjësohen. Do të bëhet verifikimi nga veterineri për të parë nëse kafshët që do të bëhet verifikimi nga veterineri me qëllim që subjekt i vlerësimit të kompensimit të mos jenë kafshë që kanë ngordhur për shkaqe të tjera por vetë ato që janë infektuar nga dermatoza nodulare.

Sa i takon prodhimit bujqësor, Panariti tha se kemi një rritje me 5% krahasuar me një vit më parë dhe ka ulje të importeve në masen 7.8%. Raporti import-eksport është jo pozitiv, por hendeku është ngushtuar si dhe 7 vende të tjera i janë shtuar hartës së eksporteve nga vendi ynë, mes tyre: Çekia, Lituania si dhe po punohet për të hapur tregun me Lindjen e Mesme

Artikulli paraprakDEKLARATA SHOKUESE E TRUMP: NDALONI ME ARMË HILLARY CLINTON
Artikulli tjetërTË TJERA MEDALJE PËR PHELPS, AMERIKANI I ÇON NË 25 NË TOTAL