Banorët e fshatit Bleran të njësisë Rrethina kanë protestuar duke qenë kundër investimit që ka nisur në një rrugë në vendin e quajtur Kodrat e Rrencit nga Bashkia Shkodër. K yaks rrugor nga fshati Rrenc në njësinë Guri i Zi lidhet me fshatin Bleran të njësisë Rrethina dhe del tek varrezat e dëshmorëve.

Prifti i fshatit dom Raffaele Galdieri thotë se një prej arsyeve që po investohet në atë aks është që bashkia Shkodër të hedh mbetjet në një fushë tek ish reparti i zbulimit për shkak të problemit që bashkia ka me landfillin e Bushatit. Prifti thotë se nuk do lejojnë hedhjen e mbetjeve.

Ndërkohë banorët thonë se ky investim është i panevojshëm pasi kanë nevojë që të shtrohet rruga poshtë në fshat me një gjatësi prej 1.4 katër kilometër që del direkt tek varrezat e dëshmorëve.

Prej vitesh banorët e fshatit Bleran kanë kërkuar rikonstruksionin e atij aksi por deri më tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje.

Artikulli paraprakINFO PLUS- 13.01.2021
Artikulli tjetërTHETHI, NIS HAPJA E RRUGËS BOGË-QAFË THORE NGA BORA