Mbi 300 familje përgjatë 3 kilometrave që lidhin fshatrat Badhaj e Bleran me fshatin Bardhanjor të komunës Rrethina, vujnë mungesën totale të infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve për ujërat e zeza.

Kjo mungesë ka penalizuar banorët, ndërsa thonë se fëmijët e tyre e kane të vështirë për të ecur mes baltës. Banorët janë ankuar shpeshherë pranë Bashkisë Shkodër dhe njësisë administrative, por asnjë nuk i ka përfillur kërkesat e tyre. Ky aks rrugor përbën një rëndësi të veçantë, kjo për faktin se banorët e tre fshatrave kalojnë çdo ditë përmes kësaj rruge.

Artikulli paraprakITALI, TËRMETI MË I DËMSHËM SE “HIROSHIMA”
Artikulli tjetërLIROHEN HAPËSIRAT PUBLIKE PRANË SPITALIT