Kjo është shtëpia e familjes Dema në fshatin Bleran e cila është djegur si shkak i zjarrit të rënë një ditë më parë. Në momentin kur flakët kanë përfshirë banesën në të nodheshin 4 pjestarë të familjes të cilët ishin në gjumë. Kanë qënë fqinjët të cilët kanë mbërritur në kohë dhe kanë ndihmuar familjarëve për të dalë nga banesa.

Sipas kryefamiljarit Sokol Dema shkaku i zjarrit dyshohet të jetë bërë rrjeti elektrik.
Kryefamiljari i bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që t’i ndihmojnë.

Ky është rasti i dytë brënda kësaj javë që dy shtëpi në Shkodër përfshihen nga flakët dhe shkak dyshohet të jetë bërë rrjeti elektrik.

 

Artikulli paraprakDAJÇ, KANDIDATI I PD BUSHATI: BUJQËSIA FOKUS KRYESOR I JONI
Artikulli tjetërPOLICIA E SHKODRËS: 17 KONTROLLE ANTIKANABIS NË DITË GJATË 2021