Kjo është puna e përditshtme që bëjnë femrat e fshatit Bleran, pasi burrave u takon të merren me punët e bujqësisë. Gratë heroina të zonës detyrohen që të mbushin uji cdo ditë me karroca dore duke ecur më shumë se 30 minuta.

Ujin e mbushin në një krua që qarkullon nga mali sepse fshati nuk është furnizuar asnjëherë me ujë të pijshëm të paktën prej më shumë se 2 dekadash e gjysëm.

Ndërkohë një pjesë e banorëve në mungesë të ujësjellësit konsumojnë ujin e puseve që ata kanë shpuar nën tokë por që sipas tyre është me sasi të madhë bakteriale.

Më të rrezikuar nga konsumimi i këtij uji janë fëmijët, të cilët edhe për shkak të moshës e pinë atë ujë pa qenë të kujdesshëm si të rriturit, çka më pas i ka krijuar probleme në shëndetin e tyre.

Fshatrat Bardhaj, Bleran dhe Bardhanjore, gjenden pa ujë, pavarësisht se de facto ujësjellësit e tyre janë ndërtuar, por që realisht atje mungojnë qindra metra tubacione e, motopompa.

Në Bardhaj, në fillim të viteve ‘90 nuk ka pasur aq shumë banorë sa sot. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë ardhur nga zonat e thella malore dhe prej 25 vitesh jetojnë aty.

Por këta banorë megjithëse janë taksapagues të rregullt të shtetit shqiptar nuk kanë ujësjellës

 

Artikulli paraprakTRITOL NË MAKINËN E POLICIT AGIM BUSHGJOKA
Artikulli tjetërTROFEU “KORÇA”, DHOLLA I VLLAZNISË FITUES I ETAPËS SË II