Afro 200 familje në fshatin Bleran pjesë e njësisë administrative Rrethina, vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore prej 3 dekadash. Banorët thonë se insitucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore sidomos gjatë stinës së dimrit, ku uji mbulon sipërfaqen më të madhe të rrugës.
Të gjendur në vështirësi, ato janë detyruar të mbushin gropat e rrugës me gurë të mëdhenj për të mundësuar kalimin në këmbë.
Edhe pse disa herë banorët e fshatit Bleran, përmes shkresave zyrtare I kanë bërë apel insitucioneve përgjegjëse për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sërish problemi I tyre nuk ka marrë zgjidhje.