Blerina Gjylameti dhe Spiropali zëvendësojnë Tahirin në postet
Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur në mbledhjen e sotme që të zëvendësojë Saimir Tahirin pas pezullimit nga të gjitha postet në parti. Blerina Gjylamenti do të drejtojë degën e Partisë Socialiste në Tiranë në vendin e Saimir Tahirit, ndërsa në postin e koordinatorit të bashkëqeverisjes me njerëzit do të jetë Elisa Spiropali. Lajmi e ka konfirmuar për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla. “Kryesia ka mandatar Elisa Spiropalin për bashkëqeverisjen, ndërsa Blerina Gjylamenti do të drejtojë degën e PS në Tiranë”. Saimir Tahiri u pezullua nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste pas akuzave nga prokuroria për përfshirje në dosjen Habilaj. Rama deklaroi para pak ditësh se Tahiri do të jetë një deputet i lirë deri në fund të hetimeve.