Në mbledhjen e senatit akademik të Universitetit të Shkodrës përmes një votimi të fshehtë, ish dekania e Fakultetit Ekonomik Blerta Dragusha është zgjedhur zëvendës rektore e këtij universiteti duke zëvendësuar Rajmonda Këçirën e cila mbajti këtë post përpara se të komandohej si rektore. Ndërkohë që Paulina Hoti vijon të jetë në detyrë në postin e zëvendës rektores.

Po ashtu pedagogia Fatbardha Osmanaga është rikonfirmuar si sekretare e senatit akademik të universitetit të Shkodrës. Po ashtu në këtë mbledhje u bë konstituimi i senatit akademik të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit të këtij viti.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E PARË, REKTORI GJURAJ ME “DORË TË FORTË”
Artikulli tjetërSHTËPITË NË AIRBNB, KONKURENCË E PANDERSHME