Bleu një apartament me paratë e taksapaguesve, jep dorëheqjen ministrja

Ministrja e Shëndetësisë e Australisë, Susan Ley, dha dorëheqjen, pasi shfrytëzoi një udhëtim të financuar nga taksapaguesit për të blerë një apartament në rajonin Kuinslend. Kryeministri Malcolm Turnbull tha se ka pranuar dorëheqjen e ministres. Në deklaratën e dorëheqjes, Ley tha se nuk ka thyer ndonjë rregull, por se historia e saj është bërë pengesë për qeverinë. Ley është përballur me presion pas blerjes së një apartamenti 600,000 dollarësh, në vitin 2015. Ajo ka thënë se blerja ka qenë një “gjykim i gabuar” dhe se nuk ka qenë e planifikuar, as e parashikuar.

Artikulli paraprakHELMOHEN NGA TYMI SOBËS, FAMILJA SHQIPTARE DËRGOHET ME URGJENCË NË SPITAL
Artikulli tjetërVRAU BASHKËFSHATARIN PËR NJË PLEP, 35 VITE BURG PËR AUTORIN