Një kontroll ‘blic’ autobusëve para terminalit të “Kosta Morena” në Brindisi, ka vënë në dukje mosrespektimin e detyrimeve nga ana e autobusëve që vinin nga Shqipëria. Autoritetet vendase kanë gjobitur në total 12.500 euro autobusë që vinin nga Shqipëria.

Ata rezultuan se kishin kryer një sërë shkeljesh. Së pari transportonin ilegalisht mallra, nuk kishin autorizimin përkatës për shërbimin e rregullt ndërkombëtar, e ndërsa disa të tjerë nuk kishin ndjekur destinacionin e përcaktuar.

Aktiviteti i kontrollit u krye në mbrëmjen e së hënës 27 maj, në kuadër të verifikimit të sigurisë së transportit rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve.

Artikulli paraprakPLAZH NË FUNDJAVË? JA SI PARASHIKOHET TË JETË MOTI
Artikulli tjetërZBULONI QYTETET MË QEJFLIE NË VEND; NGA KAZINOTË TE PALESTRAT, SI U SHPENZUAN 325 MILIONË EURO PËR ARGËTIM