Qytetit i Tirestes në Itali do të jetë për një ditë vendi promotor i zgjerimit të Bashkimit Europian në zonën ballkanike.
Më 12 korrik në kryeqëndrën e rajonit të Friuli Venecia Giulias, pra në Trieste, nën Presidencën Italiane do të mbahet Samiti i vendeve të Balkanit Lindor me pjesëmarrjen e delegacioneve qeveritare të Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnje- Hercegovina, Serbisë, Malit të Zi si dhe të vendeve anëtare të BE.
Do të marrin pjesë në këtë Samit dhe Komiosioneria e lartë për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federica Mogherini si dhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve financiare internacionale si BERD ( European Bank for Reconstruction and Development) e BEI (Banka Europiane për Investimet). Ka konfermuar prezencën e saj dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Objektivi i këtij Samit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian i nisur që me Procesin e Berlinit më vitin 2014, me Samitin e Vienës më 2015 e me takimin e Parisit më 2016.
Ky samit do të zhvilloj punimet në 3 seksione paralele ; seksioni i Krerëve ttë Shteteve e përfaqësuesve të ekzekutivit të cdo vendi pjesëmarrës; seksioni i takimit të Ministrave të Jashtëm dhe seksioni ekonomik me pjesëmarrjen e ministrave të Financave e të Ekonomisë së vendeve të Ballkanit Lindor.
Gjthashtu axhenda e këtij samiti parashikon dhe marrjen në diskutim të situatës së përgjithshme në vendet si Maqedoni, Kosovë e në Bosnjë-Hercegovinë, raportin mes vendeve anëtare të BE e atyre që aspirojnë të marrin statusin e vendit kandidat, prespektivat e integrimit europian për mjaft prej vendeve të Ballkanit Lindor, kriza e emigrantëve e problematika e rrugës ballkanike, çështja e sigurisë, zhvillimi ekonomik në këto vende e roli i sipërmarrjeve të vogla e të mesme në zhvillimin ekonomik të tyre.
Samiti i Triestes do të mbledh liderët e disa vendeve të Bashkimit Europian e krerët më të lartë drejtues të vendeve të Ballkanit Lindor. Së bashku me stafin përkatës parashikohet se janë rreth 1000 funkrsionarë të lartë që do të mikpriten në selitë e Prefekturës, Bashkisë e Rajonit Friuli Venezia Giulia , të cilat do të jenë dhe institucionet ku do të zhvillojë punimet Samiti i 12 korrikut të Triestes. Prefektja e Triestes Annapaola Porzio, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe me Policinë Italiane po koordinon organizimin e eventin me një plan të veçantë sigurie.
Është parashikuar një zonë e lartë sigurie me rrugë të mbyllura e kordonë policie në territorin përreth selive ku do të mbahet samiti dhe pse Prefektia e Triestes garanton “se ndryshe nga ç’ndodhi në 2013 në takimin dypalësh Itali-Rusi ku ishte i pranishëm Presidenti Putin, e ku i gjithë qyteti i Triestes ishte vënë nën rregullat e sigurisë së lartë, në Samitin e 12 korrikut, territori i zonës së blinduar do të jetë i reduktuar.”
“Ky samit nuk është vetëm një takim, ka deklaruar për mediat prefektia Porzio, pasi gjatë ditës janë parashikuar disa momente delikate të zhvillimeve të punimeve. Do të jenë rreth 300-400 agjentë policie të impenjuar në garantimin e sigurisë, por njëkohësisht po punojmë për të mos bllokuar lëvizjen e qytetit e për të mos sakrifikuar lirinë e tranzitimit të qytetarëve triestinë.”