“Ukraina po mbrohet me guxim dhe qëndrueshmëri të madhe. Rusia tashmë ka humbur.” Kështu deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Qëllimi i Putinit ishte të eliminonte Ukrainën, një vend të pavarur dhe sovran. Ai dështoi. Një Ukrainë e pavarur dhe sovrane do të zgjasë shumë më gjatë se Putini,” përsëriti sekretari amerikan i shtetit. “Sa i përket fushatës së tij ushtarake, forcat ruse kanë dështuar rëndë në përpjekjen e tyre për të kapur Kievin,” tha Blinken.
“Pushtimet e vogla të Rusisë nuk kanë qenë vendimtare dhe kanë ardhur me një kosto jashtëzakonisht të lartë. Dhjetëra mijëra ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftes”