Ka mbaruar për ditën e sotme, protesta e Partisë Demokratike, e disata me radhë në kuadër të mosbindjes civile. Menjëherë pas protestës, kanë nisur edhe shoqërimet e para nga ana e policisë. Siç shikohet në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, efektivët kanë shoqëruar disa persona.
Rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës. Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Policia kishte dhënë leje për protestë paqësore, por kishte deklaruar se do ndiqen penalisht individët që pengojnë qarkullimin rrugor.