Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka reaguar me një deklaratë për mediat në lidhje me situatën e krijuar në Shkodër. Ajo shpjegon se ditën e djeshme janë ekzekutuar të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Me këtë reagim, ministria ka përgënjeshtruar kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademin, e cila tha një ditë më parë se qeveria ka bllokuar buxhetin. Më tej ministria thekson se gjithçka është e hapur dhe po kryehen të gjitha detyrimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve shkodranë.

“Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm përsa më sipër. Kështu që bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime.-perfundon reagimi I Ministrise.

Artikulli paraprakSHKODËR, ADEMI INSPEKTON PUNIMET E RRUGËVE NË POSTRIBË
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA-RAMËS: MOS E PROVOKO SHKODRËN!