Të lëvizësh me biçikletë në qytetin e Shkodrës vijon të mbetët një sfidë për qytetarët. Bllokimi i korsive të biçikletave nga automjetet vë në rrezik jetën e pedaluesve të cilëve u duhet të kalojnë në rrugë, afër makinave.
Nuk kanë qënë të pakta rastet e aksidenteve të ndodhura pasi qytetarët me biçikleta në pamundësi për të lëvizur në korsinë e posaçme për to i është dashur të lëvizin në rrugën e makinave.
Në pjesën më të madhe të rrugëve në qytetin e Shkodrës mungojnë korsit e biçikletave por edhe ato pak që janë nuk përdoren nga pedaluesit pasi janë kthyer në vendparkime për automjetet.