Laguna e Vainit në afersi të bregdetit të Tales nuk kishte komunikim me detin, ndërsa ishin krijuar probleme dhe ne shkarkimin e ujerave të hidrovorit te Tales. Bllokimi i grykes se “Matkeqes”, nga hedhja e inerteve në vazhdimësi nga përsona te paidentifikuar, kishte krijuar këtë situatë.
Problematika e krijuar per lagunen dhe zonen e banuar, ka vënë në levizje institucionet. Pas konstatimit të rastit, Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Drejtoria Rajonale Lezhë, kërkoi mbështetjen e policisë se shtetit, administrates se zonave të mbrojtura dhe bashkisë, e që prej oreve te para të mengjesit të kësaj të marte ka nisur puna per zhbllokimin e grykes se “Matkeqes”.
Hedhja e inerteve në ketë pjesë të lagunes është një problematike e vëzhdueshme gjatë viteve të fundit, e cila është bërë objekt hetimi dhe nga prokuroria, me dyshimet se po veprohet për të mbshur zonen e mbrojtur me inerte dhe kthyer në tokë private. Ndërkohë që institucionet ligjzbatuese të cilët nishin pjesë e këtij aksioni gjatë dites së sotme, bëjnë me dije se zona e mbrojtur do te jetë nën monitorim të vazhdueshem dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit.