Bllokimi i pistës së Rinasit, shkak mungesa e kripës, 12 orë kaos

Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Rinasit gjatë së enjtes për shkak të ndërprerjes së disa fluturimeve. Mësohet se paralizimi i pistës ka ardhur për shkak se koncesionari i Rinasit nuk kishte marre furnizimin me kripe gjë që do pengonte bllokimin e saj nga dëbora dhe akulli. Aeroporti ka mbetur për 12 orë në kaos, ndërkohë që qytetarët janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë shpjegim për fatin e fluturimeve. Disa prej tyre thanë se kompanitë ajrore dhe shoqëria koncesionare që menaxhon aeroportit fajësuan njëra tjetrën për situatën, duke shmangur përgjegjësitë e secilës palë. Orët e gjatë të pritjes u shoqëruan edhe me përplasje mes udhëtarëve në pritje e punonjësve të aeroportit. Vetë kompania kineze që zotëron tashmë aeroportin e Rinasit ka njoftuar zyrtarisht anulimin e të paktën pesë fluturimeve. Konkretisht është anuluar udhëtimi Tiranë – Beograd, i planifikuar në orën 04:14, fluturimi drejt Fiumicinos, drejt Malpensës, Bolonjës e Venecias.

Artikulli paraprakVDES TRAGJIKISHT I RIU SHQIPTAR NË ITALI
Artikulli tjetër25-VJEÇARIN E ZË KORRENTI NË DUSH,GJEN VDEKJEN