Të gjithë ata që do të duan që të vijnë tek hotel Golden Palace pas orës 17:00 mund të futen nga kryqëzimi i ish degës sepse tashmë lejohet kalimi nga ajo pjesë deri tek kinema Millenium. Megjithatë kjo nuk mjafton sepse pjesa tjetër nga hotel Golden Palace në drejtim të qendrës është e bllokuar totalisht nga ora 17:00 deri në orën 24:00.

Në fashën e orarit 17:00-24:00 janë të bllokuar disa hotele të rëndësishme në qytetin e Shkodrës dhe e gjithë veprimtaria e tyre pasi nuk kanë asnjë mundësi hyrje dhe dalje. Po ashtu janë të bllokuar banorët e gjithë zonës së qendrës si dhe aktivitetet e kishës françeskane për shkak se nuk lejohet hyrja as nga pjesa e pasme sepse është kundërvajtje. Ata që ia kanë propozuar kryetarit të bashkisë Shkodër vendimin për bllokimin e rrugës qëndrore të qytetit, kanë propozuar një vendim të qëllimshëm dhe dashakeq qoftë ndaj hoteleve e bizneseve që janë në këto zonë por edhe ndaj kishës françeskane dhe banorëve të cilët janë të bllokuar në çdo anë nga ora 17:00-24:00.

Star Plus Tv i kërkon bashkisë të gjendet një mënyrë se si këto aktivitete të hotelerisë, bizneseve, kishës françeskane dhe banorëve të mos bllokohen. I kërkojmë bashkisë ta rishikojë vendimin e bllokimit të qendrës së qytetit nga ora 17:00 deri në orën 24:00 deri në fillim të janarit, sepse bllokimi për një muaj është një kohë e gjatë. Me punën e mirë që po bëhet në qytetin e Shkodrës, ky bllokim bashkë me bizneset, banorët dhe kishën po pengon edhe turistët apo vizitorët vendas që zgjedhin Shkodrën këtë fundvit ndaj do ishte e udhës që të rishikohet vendimi i bllokimit për një zgjidhje të mesme e cila nuk pengon askend duke përfshirë edhe kalimtarët.

Artikulli paraprakSTAR TREND – KERON & HERA JASHARI
Artikulli tjetër20 MIJË HYRJE – DALJE NË MURIQAN